Një serb është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 17:00 në Leposaviq, pasi ishte lajmëruar si i zhdukur.
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka thënë ky person ishte lajmëruar si i humbur.
Më tej bëhet e ditur se trupin e viktimës e kanë dorëzuar të organet kompetente.
“Sot rreth orës 10:00 Kemi pranuar një ftesë nga Policia e Kosovës, për humbjen e një personi te moshuar ne Komunën e Leposaviqit. Pas kërkimeve intensive nga anëtarët e shoqatës kemi arritur që ta gjejmë të humburin pa shenja jete dhe kemi bërë dorëzimin tek organet kompetente viktima është gjetur rreth orës 17:00”, thuhet në njoftim.
/TV Malisheva