Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë pasi që gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 9800 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Suharekë, në ora 20.00, njofton Policia e Kosovës në raportin e rregullt 24 orësh.

Me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Share.