Një vdekje e dyshimtë raportohet se ka ndodhur pasditen e kësaj të shtunë në Bresje të Fushë Kosovës.

Rreth orës 17:00 policia është njoftuar se një grua është gjetur pa shenja jete në një banesë.

“Rreth orës 17:00,nga një ekip mjekësor, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në Bresje të Fushë Kosovës”, ka thënë për Telegrafin Florie Ahmeti – zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka bërë të ditur se viktimë në këtë rast është një grua e moshës 75 vjeçare.

“Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka deklaruar Ahmeti.

/TV Malisheva

Share.