Një person është gjetur pa shenja jete në pyll Lubozhdë të Istogut.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKMF-së.
“Viktima mashkull nga Kosova është gjetur nga familjarët në pyll pa shenja jete, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKMF-së. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.
/TV Malisheva