Një person është gjetur të enjten pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar, në Pejë.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole me 15 fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit.

“Pejë, 10.08.2023-13:50. Është gjetur pa shenja jete, në një shtëpi të pa banuar viktima mashkull nga Kosova. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole me 15-fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit”, thuhet në njoftim.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.

/TV Malisheva

Share.