Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë. Sipas raportimeve trupi i tij është gjetur në rrugën “Afrim Loxha”.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Sipas tyre, një person i gjinisë mashkullore është gjendjur pa shenja jete në këtë rrugë.
“Rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për një person të alivanosur në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë policia.
/TV Malisheva