Një pacient i Entit Special të Shtimes është gjetur pa shenja jete, në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme.
Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.
Ai tha se 64-vjeçari T.A, i cili që një kohë të gjatë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, është sjellur pa shenja jete në QKMF-në e Shtimes.
“Hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet. Nga hetimet e zhvilluara hetuesit kanë mësuar se pacienti ishte sjellur pa shenja jete në QKMF-Shtime, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa sipas personelit të Entit Special në Shtime, viktima një kohë të gjatë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nën terapi mjekësore”, ka thënë Veseli.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërguar në IML për autopsi ndërsa rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”.
/TV Malisheva