Trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha është gjetur këtë të shtunë në malin e Dajtit, pas 13 ditësh.

Viktima, mëson Top Channel, është qëlluar edhe me armë zjarri para se të hidhej nga shkëmbi në një humnerë, në zonën e Dajtit.

Gjetja e trupit erdhi pasi policia si fillim gjeti xhupin e tij, i cili kishte njolla gjaku.

Hoxha ishte shpallur në kërkim prej 13 ditësh nga policia. Zhdukjen e tij e kishte denoncuar djali i tij Saimir Hoxha, pas 4 ditësh pritje për kthimin e tij.

Ndërkohë siç Top Channel raportonte dje, njeriu i fundit që kishte takuar biznesmenin ishte Ferdinant Rrushi, tanimë në paraburgim pretendon, i cili se e la Ruzhdi Hoxhën në banesën e tij në zonën e treshit në Tiranë, dhe se më pas u largua në drejtim të banesës me automjetin e tij. Por në të vërtetë , rezulton gjithashtu nga këqyrja e kamerave të sigurisë së automjeti sapo u largua nga një degëzim i autostradës në afërsi të një lokali, ka vijuar udhëtimin drejt Dajtit.

Version se i humburi kishte konsumuar kafe e birra në afërsi të një zdrukthtarie konfirmohet edhe nga tre persona të tjerë që pohojnë se Ruzhdi Hoxha u largua me një makinë Pasat që është mjeti ku gjendej i shumë kërkuari i cili pranon se ka bërë një xhiro dhe mandej e la në afërsi të një stacioni.

Me shumë gjasë thonë hetuesit në këtë automjet mund të ketë patur gjurmë dhe për këtë arsye ata janë vënë në kërkim të makinës së zhdukur.

Burimet i thonë Top Channel njëherazi teksa kanë ndjekur itinerarin e automjetit me të cilin u largua i zhdukuri në afërsi të Dajtit, ata kanë zbuluar edhe një parcelë me drogë.

Pikërisht punëtori i parcelës ka pranuar se ai punonte për Ferdinant Rrushin që sakaq ishte në kërkim nga Italia po kjo nuk e ka penguar atë të kultivojë drogë.

Hetimet janë regjistruar për rrëmbim dhe pengmarrje të Ruzhdi Hoxhës që përshkruhet nga i biri si një përdorues kokaine që njëherazi ka treguar se borxhet që ka patur i ati i ka shlyer ai./TV Malisheva

Share.