Deputeti i PDK-së, Ferat Shala u përplas sot me shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilën lidhur me deklarimin e kësaj të fundit për gjendjen e ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisës dhe Tregtisë gjatë qeverisjes së koalicionit PAN.
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala iu drejtua deputetes së LVV-së, Kusari-Lila se PDK nuk ka menaxhuar asnjëherë me ministrinë e Industrisë, por tha se njëherë e kishte dërguar Kusari-Lilën, e cila kishte menaxhuar me këtë dikaster.
Shala: PDK asnjëherë nuk ka menaxhuar me atë ministri, njëherë po por e pati dërguar Mimozën
“PDK asnjëherë nuk ka menaxhuar me atë ministri, njëherë o, por e pati dërguar Mimozën dhe ktheu për tek PAN shihe vetën ku je kanë. Dhe nën tre e them se me kënaqësi të madhe, e them do të ishte shumë mirë që të bënim një reflektim edhe të PAN, por unë po kërkoj llogari për ju”, tha ai.
E pas kësaj deklarate, replikoi shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se e vërteta është se nuk e kishte dërguar PDK në krye të ministrisë së Tregtisë, por AKR.
Kusari-Lila: E vërteta është që ju nuk më keni dërguar
“Zotëri Shala përkundër që ju mund me pas dëshiruar që më keni dërgua mua në ministri të Tregtisë dhe Industrisë, por e vërteta është që ju nuk më keni dërguar. Unë kam qenë njëherë ministre në jetën time, ministre e Tregtisë dhe Industrisë e dërguar nga AKR. E dyta, sa i përket asaj çka unë deklarova për situatat e mëhershme ishte se ju thatë kurrë më keq nuk ka qenë“, u shpreh ajo.
/TV Malisheva