Gjenerali i ushtrisë amerikane, Christopher Cavoli është emëruar komandanti i ri suprem i aleatëve të NATO-s në Evropë (SACEUR), pasi marrjes së komandës nga gjenerali amerikan, Tod Wolters në një ceremoni në Mons, Belgjikë.

Emërimi i tij vjen pasi aleanca ra dakord javën e kaluar për një përforcim të madh të anëtarëve të Evropës Lindore gjatë një samiti të liderëve të NATO-s në Madrid, në kuadër të pushtimit rus të Ukrainës.

“Cavoli hyn në rolin kryesor të aleancës mes kthimit të konfliktit brutal në Evropë”, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në fjalimin e tij.

Cavoli do të jetë përgjegjësi kryesor për planifikimin dhe ekzekutimin e masave ushtarake për të mbrojtur aleancën dhe për të penguar Rusinë.

Për shembull, një model i ri i forcës së NATO-s do të zbatohet në muajt e ardhshëm. Kjo parashikon, ndër të tjera, vendosjen e më shumë se 300 mijë ushtarëve në gatishmëri të lartë në rast krizash.

“Wolters, ish-komandanti më i lartë i forcave ajrore të SHBA-së në Evropë, shërbeu më shumë se tre vjet si komandanti Suprem i Aleatëve në Evropë (SACEUR) dhe ishte udhëheqësi i duhur, në postin e duhur, në kohën e duhur”, tha Stoltenberg./ATSH

 

Share.