Oficeri i lartë, Mark Milley u tha ligjvënësve në Kongresin amerikan se shanset për një konflikt të mundshëm ndërkombëtar po rriten, raporton CNN.

Në dëshminë e parë në Kongresi që nga që nga nisja e pushtimit rus mbi Ukrainë, gjenerali Milley dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin thanë se kërcënimet si nga Rusia ashtu edhe nga Kina mbeten të rëndësishme.

Milley tha se pushtimi rus i Ukrainës është kërcënimi më i madh për paqen dhe sigurinë e Evropës dhe ndoshta të botës në 42 vitet e shërbimit të tij në ushtrinë amerikane, por shtoi se ishte shpresëdhënëse të shihje se bota po mblidhet rreth Ukrainës.

“Tani po përballemi me dy fuqi globale: Kina dhe Rusia, secila me kapacitete të rëndësishme ushtarake që të dyja synojnë të ndryshojnë rrënjësisht rregullat e bazuara në rendin aktual global.

Ne po hyjmë në një botë që po bëhet më e paqëndrueshme dhe potenciali për konflikt të rëndësishëm ndërkombëtar po rritet, jo po zvogëlohet”, tha Milley.

/TV Malisheva

Share.