Një gjeneral në shërbimin sekret rus është figura kryesore e hetimit për rrëzimin e avionit të pasagjerëve MH17, sipas faqes hetimore Bellingcat.
Gjeneral-kolonel Andrey Ivanovich Burlaka akuzohet se ka urdhëruar lëshimin e raketave që rrëzuan aeroplanin e kompanisë ajrore ‘Malaysian Airlines’ gjashtë vjet më parë.
Hetuesit thonë se gjenerali ishte “në pozitë të rëndësishme për të mbikëqyrur lëvizjen e armëve nga Rusia në Ukrainë, dhe kështu do të duhej të autorizonte transferimin e raketave ruse që goditën aeroplanin pasi kaloi kufirin”.
Kolonel Burlaka është zyrtari më i lartë rus që ka lidhje ende me rrëzimin e MH17 dhe është zëvendës i kreut të FSB-së, i cili i përgjigjet vetëm presidentit Vladimir Putin.
Në vitin 2014, 283 pasagjerë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit u vranë kur fluturimi i Malaysian Airlines u rrëzua nga një raketë tokë-ajër ‘Buk’ e Rusisë e nisur nga territori i kontrolluar nga separatistët pro-rusë në Ukrainë.
Rusia mohoi çdo përfshirje dhe lëshoi një mori pretendimesh nganjëherë kontradiktore në përgjigje të pretendimeve të raketës së saj që rrëzoi aeroplanin civil.
Por raporti zyrtar i Ekipit të Hetimit të Përbashkët të Drejtuar nga Holanda (JIT) përfundoi se aeroplani u rrëzua nga një raketë ruse, e cila u soll në Ukrainë nga Rusia në ditën e rrëzimit.
Hetuesit e Bellingcat përdorën fotografi dhe video të marra nga civilë që kishin xhiruar raketën gjatë rrugës së saj të fluturimit nga Rusia.
JIT nuk kishte qenë në gjendje të identifikonte një burrë të përmendur si ‘Vladimir Ivanovich’ në përgjimet telefonike, por më vonë doli se ‘zyrtari ishte duke mbikëqyrur aktivitetet militante në Ukrainë dhe autorizimin e qarkullimit të armëve përtej kufirit’, thotë Bellingcat.
Bellingcat pretendon se zyrtari do të kishte luajtur një “rol kritik në zinxhirin e komandës për vendosjen e instalimit Buk në Ukrainë, dhe kështu edhe për krimin e rrëzimit të MH17” dhe se tani e ka identifikuar si gjeneral Burlaka.
Hetuesit e faqes në internet përdorën të dhëna të publikuara dhe të hakuara për të lidhur kolonel Burlaka me emrin Vladimir Ivanovich.
Më pas ata kërkuan një mostër të zërit të kolonel Burlaka, të ndihmuar nga një intervistë televizive të vitit 2013. Ajo siguroi, thonë ata, një “ndeshje bindëse” me zërin në përgjime.
Shkencëtarët e pavarur mjeko-ligjorë në SHBA pajtohen me vlerësimin e tyre. Presidenti rus Vladimir Putin ende nuk është përgjigjur ndaj akuzave/TVMalisheva