Gjermania konsiderohet si një ndër vendet europiane që e ka trajtuar më mirë situatën e krijuar nga pandemia, e megjithatë bilanci i viktimave dhe rasteve të reja vijon të rritet me shifra të ngjashme nga dita në ditë.

Instituti “Robert Koch” raporton se në 24 orët e fundit në Gjermani u regjistruan 2237 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin total të të prekurve në 145, 697.

Ndërsa si pasojë e pandemisë së Covid-19 numri i viktimave arriti në 4879, shtuar këtu dhe 281 humbjet e jetës gjatë ditës së fundit./ Tv Malisheva

Share.