Autoritetet gjermane kanë arrestuar tre persona nën dyshimin për përgatitjen e sulmeve si mbështetës të Shtetit Islamik për të “vrarë sa më shumë jobesimtarë”.Zyra e prokurorit të Frankfurtit tha se ata u arrestuan gjatë një kontrolli në tre apartamente të Offenbach, në një aksion që përfshinte 170 oficerë policie.Kryeprokurorja Nadja Nizen tha se i dyshuari i parë, një gjerman 24-vjeçar me origjinë maqedonase, kishte marrë tashmë furnizimet e nevojshme për të prodhuar eksploziv dhe ishte duke u përpjekur të blinte një armë zjarri përmes internetit.Policia sekuestroi substanca dhe pajisje të ndryshme në banesën e tij. Dy të dyshuarit e tjerë janë shtetas turq, 21 dhe 22-vjeç, raporton AP.Sipas dëshmitarëve, të tre ata kanë thënë më parë se mbështesin Shtetin Islamik.

Share.