Autoritetet gjermane kanë zbuluar një nga platformat më të mëdha të pornografisë me fëmijë dhe arrestoi katër persona në këtë rast, theksoi Zyra Federale e Krimeve (BKA).

Tre gjermanë akuzohen se si administratorë kanë operuar platformën “Boystown”.

Ndërkohë, një tjetër gjerman i dyshuar thuhet se ka qenë një nga përdoruesit më aktivë të portalit i cili ka më shumë se 400 000 anëtarë dhe se ka postuar më shumë se 3 500 postime, raporton ATSh.

Autoritetet gjermane arrestuan të dyshuarit në mes të prillit dhe ata kanë qenë në paraburgim që nga ajo kohë.

Para arrestimeve, hetuesit e BKA-së dhe Zyra e Prokurorit Publik të Frankfurtit po ashtu kontrolluan shtatë adresa në tre shtete gjermane, Nordrhein-Westfalen, Bavari dhe Hamburg./TV Malisheva

Share.