Dy shqiptarë janë dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani.
Kështu ka vendosur Gjykata e Landit Verden.
Ata akuzoheshin për një vrasje të kryer para gjashtë vjetësh, ku po ashtu edhe viktima ishte shqiptar.
Siç raportojnë mediat gjermane, në vitin 2017-të dy shqiptarët (tani 32 e 36 vjeç), e kishin vrarë një 46-vjeçar për motive hakmarrje.
Por, në procesin gjyqësore s’është arritur të konfirmohet se cili nga të akuzuarit e kishte shkrepur armën.
Prokuroria publike gjatë procesit kishte kërkuar edhe përcaktimin e shkallës së fajësisë.
Në aktakuzë vrasja ishte përshkruar si ekzekutim publik, ndërsa mbrojtja e të akuzuarve kishte kërkuar lirimin e tyre.
Ngjarja pranë një shkolle fillore gjatë 2017-të në Vesselhoveden kishte bërë bujë të madhe në gjithë Gjermaninë, të shtënat e armës të cilat e kishin lënë të vdekur një 46-vjeçar shqiptar.
Lidhur me rastin, ishte dënuar në vitin 2018-të edhe një 23-vjeçar, si drejtues i motoçikletës.
Sipas gjykatës ishte konstatuar se ky kishte luajtur rol kyç në ngjarjen e cila ka përfunduar tragjikisht.
Ndërkaq një tjetër i akuzuar ishte liruar.
/TV Malisheva