Në një takim të ministrave të Jashtëm të OKB-së në New York, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock akuzoi Rusinë se po e përdor ai armë lufte bllokimin e eksporteve të drithit nga Ukraina.
“Përmes bllokadës së porteve ukrainase, shkatërrimit të hambarëve, rrugëve dhe shinave të trenit dhe veçanërisht arave të fermerëve, Rusia ka filluar një luftë të drithit, që po ndez një krizë globale të artikujve ushqimorë”, tha Baerbock.
Për Baerbock Rusia nuk zhvillon vetëm një luftë brutale me tanke, raketa dhe bomba, por edhe “me një armë tjetër të tmerrshme, por të pazëshme: urinë dhe privimet.” “Kjo ndodh në një kohë, kur në Lindjen e Afërt dhe në Afrikë miliona vetë kërcënohen nga uria”, tha ajo./TV Malisheva

Share.