Qeveria gjermane miratoi sot një plan veprimi mbi bioekonominë prej 3,6 miliardë eurosh në pesë vjet për të zhvilluar burime të qëndrueshme të përdorura në produktet e përditshme, duke zëvendësuar karburantet fosile si nafta.
Ky plan parashikon mes të tjerave të mbështesë më shumë se një mijë projekte në bioekonomi, nën drejtimin e ministreve të Kërkimit, Anja Karliczek dhe Bujqësisë, Julia Klöckner.
Buxheti i akorduar mbulon periudhën nga viti 2020 deri në 2024 dhe do të shpërndahet në shkallën e 2,5 miliardë eurove për bujqësinë dhe më shumë se një miliardë për kërkimin./atsh