Gjermania pritet të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

Vendimi pritet të njoftohet në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s dhe BE-së, të martën.

Qeveria gjermane është e vendosur të dërgojë armë të rënda në Ukrainë, të cilat shërbejnë për mbrojtje nga sulmet ajrore. Sistemi Gepard ka qenë në shërbim të ushtrisë gjermane që nga vitet 1970 dhe bazohet në shasinë e tankut Leopard.

Nuk është e qartë se sa armë do të dorëzohen, por kjo do të përbënte dërgesën e parë me armë të rënda nga Gjermania në Ukrainë.

Qeveria gjermane është akuzuar se ka vepruar me vonesë për furnizimin me armë të Ukrainës pas pushtimit rus, ndryshe nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe fqinjët e Ukrainës.

Mediat gjermane thonë ekzistojnë plane për të dorëzuar edhe rreth 100 automjete luftarake të këmbësorisë Marder në Ukrainë, si dhe disa tanke të vjetra luftarake Leopard.

Në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, Gjermania këtë vit po rrit buxhetin e saj për mbrojtjen me 100 miliardë euro.

/TV Malisheva

Share.