Ministri i ri gjerman i Mbrojtjes do të jetë Boris Pistorius, njoftoi sot qeveria në Berlin.
Socialdemokrati Pistorius, ministër i brendshëm i Saksonisë së Ulët që nga viti 2013, do të zëvendësojë Christina Lambrecht, e cila dha dorëheqjen të hënën, si ministre e mbrojtjes.
Lambrecht dha dorëheqjen pas disa muajsh kritikash për dërgesat e armëve në Ukrainë dhe në një kohë kur aleatët po kërkojnë gjithnjë e më shumë që Gjermania të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën.
/TV Malisheva