Ka mbërritur në Ukrainë, dërgesa e parë e armëve anti-tank. Bëhet fjalë për “matadorët”, të cilët sipas prodhuesit gjerman, janë të aftë të shkatërrojnë edhe tanket.

Gjermania dërgoi të shtunën 2650 armë të tilla. Qeveria gjermane ka premtuar se do të furnizojë Ukrainën me 5100 armë anti-tank, ndërsa pjesa tjetër është ende duke u prodhuar dhe pritet të dërgohet në Ukrainë në fund të muajit.

Sipas informacioneve nga BILD, këto armë i kanë kushtuar Ukrainës 25 milionë euro, shkraun abcnews.al. Kërkesa nga Kievi u bë të premten më 18 mars dhe u miratua nga agjencia e eksporteve të hënën më 21 mars, tha një deklaratë ministri i ekonomisë, Robert Gabek.

RGW90 HH “Matador” është shumë ndryshe nga “Javelin” i prodhimit amerikan. Kjo armë  është efektive në luftime me distanca të afërta, deri në 500 metra dhe është e lehtë (9 kg kundrejt 23 të Javelin.)

/TV Malisheva

Share.