Gjermania ka tronditur Kinën, pasi u bashkua me Britaninë e Madhe, Francën dhe SHBA në një sulm të pazakontë, ku Berlini zyrtar shfaqi zemërimin e tij ndaj Pekinit sa i takon pandemisë globale dhe madje i faturoi një shumë prej 149 miliardë eurosh.
Berlini zyrtar thotë se Kina i detyrohet 149 miliardë euro dëmshpërblim prej ndikimit dhe pasojave të koronavirusit.
Këto zhvillime vijnë pas akuzave se Pekini po mbulon shkallën e krizës së shkaktuar nga koronavirusi, në një kohë kur burimi i shpërthimit mbetet një mister.
Të shtunën, presidenti i SHBA-së Donald Trump paralajmëroi se Kina do të përballet me pasoja nëse ajo rezulton “me vetëdije përgjegjëse” për lëshimin e pandemisë së koronavirusit.
Ai tha se kinezët ishin “të zënë ngushtë” dhe pyetja ishte nëse ajo që ndodhi me koronavirusin ishte “një gabim që doli jashtë kontrollit ose u bë qëllimisht.”
“Koronavirusi mund të ishte ndaluar në Kinë, por tani e gjithë bota po vuan. Nëse ishte gabim, gabimi është gabim. Por nëse ata ishin me vetëdije të përgjegjshëm, atëherë duhet të ketë pasoja”, ka thënë Trump, transmeton TV Malisheva
https://www.express.co.uk/news/world/1271028/Angela-Merkel-Germany-China-coronavirus-blame-Wuhan-Xi-Jinping-Trump-latest