Ambasada e Gjermanisë në Shqipërisë, ka njoftuar se Qeveria Federale do të mbështesë rindërtimin pas tërmetit të tmerrshëm të 26 nëntorit me grante në shumën e 4 milionë euro përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW).

Ambasada thotë se sot ka njoftuar qeverinë shqiptare për këtë grant, me të cilin do të rindërtohen shkolla dhe ndërtesa publike në përputhje me standardet më të fundit të sigurisë dhe efiçensës së energjisë.

“Në lidhje me këtë mbështetje, Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf u shpreh se Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë për të rindërtuar shkollat dhe institucionet publike.

“Ky grant është një nga elementët e mbështetjes Gjermane pas tërmetit të 26 nëntorit i cili traumatizoi shumë shqiptarë dhe shqiptare. Rindërtimi do të shërbejë për rikthimin dalëngadalë në normalitin e jetës së përditshme”, tha ai.

Share.