Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka thënë se Berlini ka zgjedhur të mos zbulojë detaje të plota rreth armëve që ka dërguar në Ukrainë.

Duke folur pas një takimi me homologun e saj letonez në Riga, Baerbock tha se “ne kemi dorëzuar raketa anti-tank, Stingers dhe gjëra të tjera për të cilat nuk kemi folur kurrë publikisht, kështu që këto dërgesa mund të ndodhin shpejt”, raporton BBC.

Baerbock shtoi se vendi i saj do të ndihmojë forcat ukrainase të mbajnë sisteme të avancuara të armëve si dhe të trajnojë ushtarët për t’i përdorur ato.

Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj që të ofrojnë mbështetje shtesë ushtarake pasi forcat ruse nisën një ofensivë të re në rajonin e Donbasit./TV Malisheva

Share.