Gjermania ka më pak se 10 mijë raste aktive me koronavirus.

Numri i rasteve aktive të koronavirusit në Gjermani ka rënë nën 10,000, sipas të dhënave më të fundit nga Instituti Robert Koch (RKI), agjensia kombëtare për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, raporton Reuters.

Në Gjermani ka 9,113 raste aktive, e cila ka regjistruar gjithsej 178.570 raste.

Në mesin e numrit të përgjithshëm të rasteve të konfirmuara, 161.200 njerëz janë shëruar, ndërsa 8.257 kanë vdekur. / Tv Malisheva

Share.