Gjermania raportoi rritjen e saj më të ulët të vdekjeve të koronavirusit në një periudhë 24-orëshe që nga 25 mars, tha qendra e vendit për kontrollin e sëmundjeve.

Sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch, 43 njerëz vdiqën nga simptomat që lidhen me Covid-19 midis të dielës dhe të hënës, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në shkallë vendi në 6.692.

Numri i infeksioneve të reja në Gjermani gjithashtu mbetet relativisht i ulët, me 679 raste të reja të konfirmuara.

Në të njëjtën hapësirë kohore 24-orëshe, rreth 2.200 njerëz u shëruan nga virusi.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë më parë se një rënie e vazhdueshme e infeksioneve të reja dhe gjurmimi i zgjeruar i kontaktit do të jenë thelbësore për kufizime të mëtejshme, të destinuara për të luftuar pandeminë.

Merkel ka vendosur të takohet me qeveritarët e shtetit gjerman të Mërkurën për të biseduar rreth rihapjes së ekonomisë së vendit./ Tv Malisheva

Share.