Gjermania ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit të infeksioneve me koronavirus.

Gjermania raportoi sot 1,785 infeksione të reja me koronavirus – një numër relativisht i ulët krahasuar me vetëm një javë ose dy më parë kur rastet e reja ditore ishin dyfishi i kësaj shifre, raporton Cnn.

Vendi gjithashtu raportoi sot 194 vdekje. Kjo u rrit gjithsej në 143.457 raste të raportuara dhe 4598 vdekje, sipas Institutit Robert Koch, qendra e Gjermanisë për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Zyrtarët hoqën të hënën disa masa për distancimin shoqëror, duke ngritur shqetësimin se rastet e reja mund të rriten.

Rreth 3.700 pacientë të tjerë janë rikuperuar nga Covid-19, sipas Institutit Robert Koch. Qeveria ka theksuar rëndësinë e mbajtjes së numrit të pacientëve të rikuperuar më të lartë se sa numri i infeksioneve të reja. /Tv Malisheva

Share.