Lionel Messi është padyshim futbollisti më i mirë që ka pasur Barcelona në histori të klubit, por jo vetëm.

Gjeniu argjentinas me lojërat e tij ka bërë për vete gjithë botën e futbollit, pasi thuajse nuk ka rekord të pathyer.

Ajo që po e shqetëson Barcelonën është kontrata e tij e cila skadon në verën e vitit 2021.

Palët kanë pasur disa bisedime për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2023, por që as klubi e as agjentët e lojtarit nuk po ngutën për një gjë të tillë.

E përditshmja katalunase, Mundo Deportivo ka raportuar se Barcelona është gati ta bëjë një gjest të madh për mos ta humbur Messin.

Barcelona është gati t’i ofrojë një kontratë të përjetshme Messit dhe një flet të bardhë ku ai do të vendosë vet për kushtet.

32-vjeçari është golashënuesi më i mirë në histori të klubit, derisa ka thyer edhe shumë rekorde me fanellën e katalunasve.

Mediat spanjolle më parë kanë raportuar se Messi pas përfundimit me Barcelonën karrierën do ta vazhdoj në MLS te skuadra e David Beckham, Inter Miami.

Share.