Mërgimtari nga Carralluka e Malishevës, Halim Hoti, i njohur edhe si një humanist i madh, i cili punon dhe jeton në Suedi, sot ka sjellë një donacion prej 100 pakove të kompletuara me miell, ushqime dhe higjienë, për 100 familje në nevojë në Komunën e Malishevës.

Humanisti Hoti, donacionin e ka dërguar në shtabin komunal emergjent dhe përmes shtabit, këto ndihma do të shpërndahen për familjet që kanë nevojë, bazuar në të dhënat e skemës sociale dhe bazuar në kërkesat e kryetarëve të fshatrave.

Këto ndihma sot, në emër të shtabit i kanë pranuar drejtorët përgjegjës të drejtorisë për mirëqenie sociale, Liridon Hoti dhe ai i emergjencave, Valon Gashi, sipas të cilëve, ndihmat do t’iu jepen familjeve në nevojë, bazuar në evidencat e drejtorive përkatëse, të cilët gjatë gjithë situatës pandemike, janë marrë me mirëqenien e banorëve të Komunës së Malishevës.

Këto ndihma, janë të mirëseardhura në këtë moment, pasi jemi edhe në prag të festës së Bajramit dhe familjet në nevojë, nuk do ta kenë asnjë mungesë në këtë festë, por edhe gjatë kësaj situate pandemike që jemi duke kaluar, nuk do të ju mungojë asgjë.

Me këtë rast, edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka falënderuar humanistin Halim Hoti, i cili, jo vetëm sot, por në vazhdimësi është përkujdesur për familjet në nevojë, por edhe për kategoritë e tjera shoqërore, duke ju dalë në ndihmë, në të gjitha format e mundshme./ Tv Malisheva

Share.