Aritz Aduriz, legjenda e Athletic Bilbaos, La Ligas dhe futbollit spanjoll, ka marrë një dhuratë fantastike nga klubi i jetës së tij.
Veterani 39 vjeçar, do të përfundonte kontratën me Athleticon më 30 qershor, dhe kështu edhe karrierën e tij.
Ai parashihej të pensionohej me mbi 600 ndeshje të luajtura, dhe deri më tani ka shënuar 219 gola në futbollin profesional.
Aduriz ka veshur për 13 vjet fanellën e Athleticos, por për fatin e tij jo të mirë, ai nuk ka arritur të fitojë asnjë trofe të madh.
Athletico në prill do të zhvillonte finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Sociedad, dhe për 39 vjeçarin Aduriz, ky do të ishte shansi i fundit për të fituar një trofe të rëndësishëm.
Skuadra baske, ka vendosur t’i bëj një nder të madh legjendës, duke i ofruar zgjatjen e kontratës deri në zhvillimin e finales së Kupës së Mbretit.
Veprimi i Athleticos është përshëndetur nga mediet në Spanjë, me Marcan që i ka dedikuar faqen e parë të gazës, me titullin e madh: “Kështu i thuhet lamtumirë një gjiganti”./ Tv Malisheva