Te skuadra e Gjilanit pritet të ketë ndryshime edhe sa i përket stafit të trajnerëve.
Mësohet se trajneri Zekirja Ramadani do të largohet nga drejtimi i klubit dhe se shumë shpejt klubi do të dalë me një komunikatë zyrtare rreth kësaj çështje.
Sipas disa burimeve, klubi tashmë është duke menduar për ta gjetur zëvendësuesin e Ramadanit që do ta drejtojë skuadrën gjatë sezonit garues 2023/24.
Ndryshe, edicionin e kaluar Gjilani e mbylli në pozitën e tretë, ndërsa ishte edhe në finale të Kupës së Kosovës ku u mposht nga Prishtina.
/TV Malisheva