Klubi i futbollit Gjilani e ka zyrtarizuar ndarjen me trajnerin Ismet Munishi.

Palët u ndanë pas humbjes së fundit nga Dukagjini, e cila i la thuajse jashtë garës për titull të kampionit të Kosovës.

Përmes një komunikate zyrtare, gjilanasit e kanë falënderuar trajnerin e deritashëm për punën e bërë, ndërsa njoftuan se Alban Hyseni do ta drejtojë ekipin deri në fund të sezonit.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e klubit gjilanas.

/TV Malisheva

 

 

Share.