Fundjavën që po vjen do të zhvillohet xhiro e fundit e Superligës së Kosovës në futboll.
Kampioni tashmë dihet, është Ballkani që ka arritur ta mbrojë titullin pas një luftë kokë më kokë gjatë gjithë sezonit me Dritën.
Pikërisht skuadra e Ilir Dajës ka pranuar “një dhuratë” nga skuadra e Gjilanit me të cilën do të ballafaqohej në Gjilan sipas programit, por janë gjilanasit ata që i kanë bërë një nderë skuadrës së Ilir Dajës duke pranuar që ndeshja të zhvillohet në Suharekë në mënyrë që portokallinjtë ta festojnë titullin së bashku me tifozët e tyre.
Lajmin e ka dhënë Ballkani përmes një postimi në faqen zyrtare ku thuhet se klubet kanë gjetur një gjuhë të përbashkët.
“Festa e mbrotjes së titullit kampion, zhvendoset e tëra në qytetin e kampionëve. Duke gjetur gjuhë të përbashkët me skuadrën e Gjilanit dhe duke i falenderuar përzemërsisht për mundësinë e dhënë që të festojmë në qytetin tonë, gjithashtu dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, ju bëjmë me dije se përballja e fundit kampionale, do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë. Falenderim i veçant edhe për FFK-në.”, thuhet në njoftimin e Ballkani.
/TV Malisheva