Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli dhe drejtori i Bujqësisë Ramiz Ramadani, kanë bërë sot shpërndarjen e pakos sociale në bujqësi, për të mbështetur fermerët për periudhën dy mujore të kaluar në përballje me pandeminë.

“Përmes drejtorit të bujqësisë kemi krijuar listën e nevojave të fermerëve, si koncentrate dhe produkte tjera për ushqimin e kafshëve dhe shpezëve. Me kapacitetet që ka Komuna e Gjilanit, sot kemi filluar shpërndarjen në mënyrë që sadopak ta zbusim këtë gjendje të cilët e kanë paraqitur drejtoria pas incizimit të gjendjes në terren”, ka thënë Ismajli.

Ndërsa, Ramiz Ramadani, drejtor i Bujqësisë në Gjilan, ka dhënë detaje rreth pakos sociale për fermerët.

“Trajtimi i pakos mbështetëse dedikohet për fermat të cilat janë rreth zonës urbane dhe në periferi. Kjo masë përfshinë 30 thasë himje të grurit,10 thasë koncentrat dhe 10 thasë misër kokërr. Lista e mbështetjes është për 40 fermerë në këtë fazë. Por në rast se do kemi edhe kërkesa të reja, do t’i trajtojmë edhe ato”, ka thënë Ramadani.

Ndërsa, Ismet Murtezi, fermer, ka thënë se bashkëpunimi dhe mbështetja e shtetit, janë elementet thelbësore të ecjes përpara, derisa ka falënderuar komunën për angazhimin./TV MALISHEVA/

Share.