Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë, për nder të Festave të Nëntorit – muajit të festave të shqiptarëve ka mbajtur orë letrare, raporton TV Malisheva.
Në këtë orë letrare, nga grupi letrar “Hysen Elshani” u recituan poezi e këngë të ndryshme dedikuar atdheut.
Kjo orë letrare u realizua nën kujdesin e mësimdhënësve të gjuhës shqipe: Ramiz Sopaj, Arben Krasniqi, Luljeta Krasniqi, Lindita Mazreku, Dritola Shkëmbi, Besarta Fetahaj dhe profesoreshës së muzikës, Egzona Mazreku.
Postimi i plotë:
Sot, për nder të Nëntorit – muajit të festave të shqiptarëve, Grupi letrar i shkollës sonë “Hysen Elshani” duke filluar nga ora 12:00 realizoi Orën Letrare.
Që në fillim, Zv.drejtori Argjend Morina, uroi të gjithë nxënësit, mësimdhënësit e shkollës sonë dhe të gjithë shqiptarët, që sot, në këtë muaj historik dhe të lavdisë festojnë KuqeZi.
Poezia “Himni i Flamurit” hapi orën letrare, poezi të cilën e recitoi Arnesa Hoti – Kryetarja e Grupit letrar “Hysen Elshani”.
Për rëndësinë e muajit të festave, u paraqit profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Ramiz Sopaj, ku theksoi: “Muaji Nëntor është muaji i festave të shqiptarëve sepse pikërisht në këtë muaj ndodhën shumë zhvillime dhe ngjarje të rëndësishme historike për kombin tonë: Kongresi i Manastirit, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, Kongresi i Drejtshkrimit, Dalja Publike e UÇK-së për herë të parë në skenë dhe datëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Këngën “Toka dridhet, deti po gjëmon” këndoi nxënësi i klasës XII-9, Shpresim Krasniqi.
Poezinë “Atdheu”, recitoi Dionita Krasniqi, nxënëse e klasës XI-10.
Më pas, poezinë “Unë, biri yt, Kosovë”, recitoi Elsa Krasniqi, nxënëse e klasë X-11.
Në fund, këngën “Rrjedhë në këngë e ligjërime” kënduan Besona Sertolli dhe Alma Suka, nxënëse të klasës XII-8.
Këtë orë letrare e drejtoi, poetja dhe nxënësja e klasës XI-10, Getuarta Thaqi!
Kjo orë letrare u realizua nën kujdesin e mësimdhënësve të gjuhës shqipe: Ramiz Sopaj, Arben Krasniqi, Luljeta Krasniqi, Lindita Mazreku, Dritola Shkëmbi, Besarta Fetahaj dhe profesoreshës së muzikës, Egzona Mazreku.