Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së doktorit Kujtim Zarari, i cili ka qenë edhe Drejtor i QKMF-së në Gjakovë.
Zarari ka ndërruar jetë të enjten pasi ishte infektuar me COVID-19.
Gjini përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Zarari ishte një doktor i ndershëm dhe i palodhur.
Postimi i plotë i tij:
Jemi thellësisht të pikëlluar me lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Kujtim Zarari, njëkohësisht Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë.
Një doktor i ndershëm dhe i palodhur, i cili na shërbeu gjatë tërë jetës së tij. Humbje e madhe për sistemin shëndetësor dhe për të gjithë ne, e cila urojmë të jetë e fundit!
Përpjekjet e stafit shëndetësor, për kolegun e tyre ishin të jashtëzakonshme, por fatkeqësisht Dr. Kujtim Zarari humbi betejën kundër COVID-19.
Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Zarari, miqtë dhe kolegët e të ndjerit.
Qytetarë të dashur, edhe një herë, ju lusim për kujdes të shtuar.
Respektoni të gjitha rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë dhe institucioneve për parandalimin e përhapjes së virusit të rrezikshëm.
Të ruajmë jetën tonë dhe atë të më të dashurve tanë.Nderim i përhershëm për Dr. Kujtim Zarari!/Tv Malisheva