Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se Kosova duhet të arrijë atë marrëveshje që nuk lë hapësirë për negociata të më vonshme për statusin.
Ai në T7, ka thënë se Kosova nuk guxon t’ia lidh këmbët vetit, por duhet të insistojnë në marrëveshje me njohje reciproke.
“Ne nuk duhet të pranojmë dokument që pas 10 viteve të na kthe në negociata. Nëse ne nuk arrimë marrëveshje me njohje reciproke, ne duhet t’ia kërkojmë miqve tanë që të vazhdojmë me njohjen e vendeve që nuk na ka njohur dhe anëtarësimin në NATO dhe BE”, tha ai, duke shtuar se drafti që po qarkullon si propozim gjermano-francez na kthe në negociata pas 10 viteve.
Gjini u ndal edhe te Qeveria, ku tha se nuk mund të jap dorëheqje dhe mos të jap askush përgjigje se pse ndodhi.
“Kurse, ministrja e arsimit për zëvendësimin e orëve thotë se vendimi për t’i mbajtur orët të shtunën është marrë, thuajse nuk guxon të ndërrohet. Këto qasje janë më së shumti fyerje edhe për vet votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai, duke shtuar