Donatay Wilder e ka mposhtur Ortizin në super meqin e zhvilluar sot.

Ai pas përfundimit të ndeshjes deklaroi që ndeshja e radhës është ndaj Furyt, të cilin ka për qëllim t’a mposhtë në mënyrë të ngjajshme si Ortizin sot.

Të dy superstarët prodhuan një takim emocionues në Los Angeles dhjetorin e kaluar, duke u përplasur në një barazim epik.

Ata të dy kanë pasur zënka që nga përplasja e tyre e fundit dhe së shpejti do të përqendrohen në ndeshjen e tyre të shumëpritur

Fury vs Wilder II do të jetë një nga eventet më të mëdha të vitit të ardhshëm ndeshje kjo që do të zhvillohet me datë 22 shkurt.

Vendi për ndeshjen e madhe Wilder – Fury nuk është përcaktuar mirëpo mendohet që do të jetë në ‘tokën amerikane’.

Share.