Mbrëmë është mbajtur ndarja e çmimeve muzikore MTV Europe Music Awards 2021.

Në mesin e fituesve ishte edhe artisti shqiptar, Gjon’s Tears, i cili fitoi çmimin “Performuesi më i mirë zviceran”.

Pas fitores së madhe, Gjon Muharremaj (emri i vërtetë) është shprehur i lumtur përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Performuesi më i mirë zviceran! Ne ja dolëm, faleminderit të gjithë njerëzve të mi dhe fansave që votuan për mua. Pa juve, do të kisha qëndruar në shtëpi kështu që faleminderit për të gjitha. Faleminderit njerëzve që më mbështesin çdo ditë: Prindërve të mi, vëllait, gjyshit dhe grupit tim. Më keni bërë shumë të lumtur sot”, ka shkruar ndër tjera Gjon.

Kujtojmë që në këtë kategori ai ka garuar përkrah artistes tjetër shqiptare, reperes Loredana. /TV Malisheva

Share.