Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Context”, foli për iniciativën e shtyrjes së zgjedhjeve lokale.

Gjoshi tha se kjo iniciativë ishte një “skenar i lodhur”, përmes së cilës Qeveria tentoi ta fshehë dështimin e saj në menaxhimin e pandemisë.

“Qeveria e Kosovës duke e parë që ka dështuar në menaxhimin e pandemisë tentoi që dje përmes një skenari të lodhur të i ftoi partitë politike për të tentuar që ti ndajë përgjegjësitë me ta por që kjo dështoi dhe mendoj që ishte pra skenar i lodhur që nuk kishte për qëllim shtyrjen e zgjedhjeve por që kishte për qëllim që të mbulohej dështimi i Qeverisë në lidhje me pandemisë”, tha ai.

Tutje ai përmendi se si parti janë të gatshëm që edhe të heqin dorë nga fushata, për parandalimin e pandemisë.

“Ne kemi ofruar mbështetje Qeverisë për të ndihmuar në parandalimin e pandemisë duke përfshirë këtu edhe kufizimin e fushatës zgjedhor edhe në formë edhe në ditë që do të mbahen, por kemi thënë që edhe do të jemi të gatshëm të heqim dorë nga fushatë vetëm me një qëllim që të ruajmë shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Të gjithë kandidatët për kryetar të komunave janë të gatshëm që të heqin dorë nga kjo”, foli Gjoshi.

Share.