Një 53 vjeçar me inicialet B. Xh është arrestuar në Vushtrri, pasi ka shtënë me armë zjarri.

Sipas Policisë, mbi bazën e informacionit fillestar janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dy fishek të pashkrepur dhe tri gëzhoja te të njëjtit caliber.

“Pas disa veprimeve hetimore policia ka arritur te identifikoj personi i dyshuar. Policia ka arrestuar personin B.Xh.,53 vjeçar, ku si provë materiale ka konfiskuar një arme te gjate A47 dhe katër fishek.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B.Xh.,53 vjeçar, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tije është iniciuar rasti për veprën penale ” Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve-Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’, thuhet ‘./TV Malisheva

Share.