E plotësuar: Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shpend Fazliu ka konfirmuar për Telegrafin se katër persona kanë marrë trajtim mjekësor në emergjencë në këtë QKUK.
Ai ka theksuar se përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekësor, një person nuk ka arritur të mbijetojë.
“Derisa tre të tjerë janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente të QKUK-së”, ka thënë Fazliu.
Gjuajtje me armë zjarri në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, katër të plagosur
Një ngjaje e rëndë ka ndodhur sot në Lagjen e Spitalit.
Pas të shtënave më armë zjarri dyshohet për katër persona të plagosur.
Lajmin e konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.