Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, tha se Prishtina dhe Beogradi nuk kanë zgjidhje tjetër po marrëveshjes.
Sipas tij, përparimi është se të dyja palët kanë pranuar tekstin bazë të planit franko-gjerman.
“Të gjitha idetë e tjera, si mbajtja e një konflikti të ngrirë, janë në fakt një funksion i doktrinës së shkatërrimit ndaj Evropës dhe Ballkanit Perëndimor si një rajon evropian”, tha Gjukanoviq për Deutsche Welle.
“E di që në ditët në vijim do të vazhdojnë diskutimet në Bruksel për dokumentin shoqërues, planin e zbatimit. Shpresoj se do të ketë një marrëveshje edhe për këtë”.
Gjukanoviq ka shprehur shpresën se palët në dialog do të arrijnë një marrëveshje për këtë gjë.
Kreu i shtetit malazez mes tjerash tha se intensiteti i politikës së zgjerimit të BE-së është ulur në vitet e fundit dhe “si rezultat, entuziazmi i reformave në të gjitha vendet e rajonit”. /TV Malisheva