Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, me shumë gjasa nesër do të zhvillojë konsultime me përfaqësuesit e klubeve të deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi. Pas atij formaliteti, mandatin do t’ia ofrojë kreut të URA-s, Dritan Abazoviç, i vetmi që mund të sigurojë një shumicë prej të paktën 41 deputetësh për momentin, shkruan portali ‘Dan i Podgoricës.

Kështu shkruan portali duke iu referuar disa burimeve të sigurta, duke theksuar se në margjinat politike thuhet se nëse e gjithë kjo bëhet të enjten, deri në fund të muajit duhet të pritet një seancë e Kuvendit të Malit të Zi, ku më 43 vota do të zgjidhet qeveria e pakicps në Mali të Zi.

Dy ditë më parë, Gjukanoviç tha se Partia e tij Demokratike e Socialistëve ishte gati të votonte për qeverinë e pakicës, sepse kjo është një zgjidhje më e mirë se situata katastrofike në të cilën ndodhet Mali i Zi me qeverinë e mëparshme.

Ai po ashtu tha se qeverisjen e pakicës e konsideron alternativën më të keqe të asaj aktuale, por, siç tha ai, në këtë moment nuk ka gatishmëri të një numri të subjekteve parlamentare për të mbështetur zgjidhje të tjera për tejkalimin e krizës.

Gjukanoviç beson se qeveria e pakicës duhet të zgjasë një vit dhe se është shumë e rëndësishme të përcaktohen prioritetet me të cilat do të merret në atë periudhë./TV Malisheva

Share.