Ndriçim Qema është lënë në burg nga Gjykata në Dublin të Irlandës për drejtimin e një bande që kontrabandonte emigrantë të paligjshëm në Britaninë e Madhe kundrejt pagesës 10 mijë euro.

27-vjeçari mësohet se ka shkuar në Irlandë në vitin 2018 ku ka kërkuar azil por tashmë është dënuar për drejtimin e një rrjeti trafiku njerëzish.

Sipas mediave irlandeze, fillimisht ai punoi si kontakt me bandat irlandeze dhe më pas i raportonte të atit në Shqipëri, i cili sipas mediave të huaja është me precedentë të mëparshëm penalë.

Qema ishte specializuar në falsifikim dokumentacionesh dhe pastrim parash. Për çdo shqiptar që kalonte në Mbretërinë e Bashkuar përmes Irlandës paguanin mes 5 mijë deri në 10 mijë Euro dhe merrnin dokumente false./TV Malisheva

Share.