Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur fajtor të pandehurin Rinor Hykolli, duke i shqiptuar një vit burgim efektiv. Ai akuzohet nga prokuroria se me dashje për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershëm i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit Liridon Bajrami.
Koha e qëndrimit në paraburgim ndaj tij do të llogaritet në dënimin e shqiptuar si dhe ndërpritet paraburgimi ndaj tij, ka njoftuar gjyqtari Ymeri.
Sipas aktakuzësmë datë 22.korrik 2021, në rrugën “Lufta e Gjilanit”, në Gjilan, saktësisht në zhveshtoren e diskotekës Stop, i pandehuri Rinor Hykolli, me dashje dhe me përdorimin e atë qasshëm të dhunës, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershëm, i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit Liridon Bajrami.
Sipas aktakuzës i dyshshuari fillimisht e godet në pjesën e prapme të kokës me dorëzën e revolës mjet ky i rrezikshëm për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore , e më pas me grushta e godet në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar ndrydhje të indeve të buta dhe plagë ndrydhëse qarëse në regjionin parieto oksipitale të kokës, e ënjtur me mavijosje në regjionin e pasmë të kokës ana e majtë, gërvishtje në fytyrë, ndrydhje e indeve të buta të regjionit të hundës dhe thyerje e kockës së hundës pa dislokim, lëndime të shkaktuara nga veprimi mekanik i mjetit të fortë mbretës (jo i mprehtë), kështu që i pandehuri me veprimet e tij i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit Liridon Bajrami.
Me çka ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, nga neni 186, paragrafi 3 nënparagrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafi 1.3 të KPRK-së, e dënueshme me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. /TV Malisheva