Gjykata Kushtetuese e ka bërë publik të plotë aktgjykimin për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për emrin e mandatarit.
Pas kësaj hapet rruga për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë së Avdullah Hoti.
LDK ndërkaq ka paralajmëruar për nesër mbajtjen e takimit të kryesisë së partisë, pas së cilës kryetari Isa Mustafa do të mbajë konferencë për media.
Kushtetuesja më 28 maj vendosi në favor të dekretit të presidentit./ Tv Malisheva