Gjykata e Tiranës ka pranuar Kuvendin Kombëtar të PD-së të mbajtur me 11 dhjetor, që u thirr nga Sali Berisha.

Ndryshimet në statutin e PD-së, të vendosura në këtë Kuvend, janë legjitime sipas Gjykatës.

Statuti i ri i PD-së dhe simbolet e reja janë miratuar.

Kuvendi i dhjetorit i PD-së u mbajt në stadiumin Air-Albania me udhëheqës Sali Berishën, mirëpo u cilësua si jo legjitim nga ish-kreu i PD-së Basha.

Më 18 mars, Gjykata njohu edhe ndryshimet statutore të Kuvendit të 17 korrikut që u mbajt në pallatin e Kongreseve, ku u morën disa vendime.

Aktualisht PD-ja është e ndarë në disa grupime dhe pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, po bëhen përpjekje për bashkim edhe pse palët nuk janë ulur ende në bisedime.

Një ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha nënvizoi se nuk ka 2 PD, por vetëm 1 dhe se janë të hapur për të diskutuar me çdo anëtar.

/TV Malisheva

Share.