- Reklamë e sponsorizuar -

Një tjetër ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ftuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Behët fjalë për Avokatin  Nuhi Krasniqi nga Drenoci Komuna  Malishevë. Nuhi Krasniqi ka qenë ndër aktivistët, luftetatarët dhe veprimtarët për dekada të tëra në teritorin e Malishevës

Lajmin për ftesën e tij e ka konfirmuar vetë Nuhiu përmes rrjetit social facebook

Postimi i plotë:

Të nderuar miq:
Ju njoftoj se dje nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara të Tribunalit kam marr një ftesë për intervistim.
Nuk më është thënë se cili do të jet interesimi i tyre por një gjë jam i sigurt.
Ata sdot më pyesin për:
70 dëshmorët dhe 350 martirët e Malishevës që u përkujtuan tri dit më parë në 12 vjetorin e pavarësisë.
Sdot më pyesin sigurisht as për 60 femra dhe 14 fëmijët e kësaj komune të vrarë e të masakruar.
Jashta kompetencës së saj mund të jenë edhe 6100 ekonomit familjare të shkatrruara madje jashta juridiksionit mund të jenë edhe shkollat e djegura me themel…
Let më fal Valoni 16 vjeçar, Haxhiu 11 vjeçar, Donjeta 6 vjeçare dhe qindra e qindra pleq, gra dhe fëmij tjerë të masakruar në shtëpit e tyre që ndoshta smë lënë të dëshmoj për vrasjen dhe masakrimin e tyre nga falangat serbe…
E Unë megjithate do ti përgjigjem ftesës sepse Tribunalin e ka formuar Parlamenti i vendit tim.
Shëndet.

Tv Malisheva ka pasur mysafir  në emisionin Pult, më 17 shkurt .Ku ka rrëfyer për rrugëtimin e Komunës së Malishevës në tri dekada./ TV Malisheva /

Fotografia e Metush Kryeziu

- Reklamë e sponzorizuar -