Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë për intervistim edhe ish komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla.

Këtë lajm për Indeksonline e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Besnik Berisha.

 

Kujtojmë se vetëm gjatë javës së kaluar, tetë ish komandantë dhe pjesëtarë të UÇK-së kanë bërë të ditur se janë ftuar për intervistim nga Specialja, ndërkohë që deri më tash, numri i përgjithshëm i të ftuarve për intervistim nga kjo gjykatë ka arritur mbi 100

Share.